Kuvendi cakton seancën, në rend edhe komisioni për RTK-në
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet më 22 tetor, në orën 10:00, në një seancë ku parashikohet formimi i komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së, njoftoi kryetarja…

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet më 22 tetor, në orën 10:00, në një seancë ku parashikohet formimi i komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së, njoftoi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë.
Sipas Haxhiut, seanca do të përfshijë edhe deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare drejtuar kabinetit qeveritar.
Në rend dite mund të shtohen edhe projektligje të miratuara në lexim të parë. Haxhiu sqaroi se kjo varet nga përfundimi i punës së komisioneve parlamentare dhe miratimi i kërkesës për shmangie nga Rregullorja.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


