Pa kategori

Kurti zotohet për mbi 1 miliard euro në ushtri

Kryeministri Albin Kurti u zotua se Qeveria do të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati, në ceremoninë ku u betuan 515 ushtarë të rinj të Forcës…

Kurti zotohet për mbi 1 miliard euro në ushtri
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti u zotua se Qeveria do të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati, në ceremoninë ku u betuan 515 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në kazermën “Adem Jashari”, ai e cilësoi gjeneratën 02/2026 si më të madhen që ka pasur vendi dhe tha se forcimi i ushtrisë mbetet prioritet qeveritar.

Sipas Kurtit, gjatë mandatit të kaluar buxheti i ushtrisë u trefishua, ndërsa blerjet e armatimit kanë kaluar vlerën prej 430 milionë eurosh. Ai deklaroi gjithashtu se janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj dhe se një gjeneratë tjetër do ta nisë trajnimin këtë vit.

Kryeministri pretendoi se zgjerimi i kapaciteteve po i afron objektivat e parashikuara për vitin 2028, duke e përshpejtuar për dy vjet realizimin e tyre.

Në fushën e industrisë së mbrojtjes, Kurti paralajmëroi nisjen e prodhimit të municionit deri në fund të vitit në fabrikën që, sipas tij, po ngrihet në Gjakovë. Ai e paraqiti anëtarësimin në NATO si synim të Kosovës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top