Pa kategori

Kurti veçon përfitimin për qytetarët nga anëtarësimi në KiE

Kryeministri Albin Kurti tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do t’u mundësonte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në sistemin evropian të…

Kurti veçon përfitimin për qytetarët nga anëtarësimi në KiE
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do t’u mundësonte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në sistemin evropian të mbrojtjes së këtyre të drejtave.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për shembull, do t’u ofronte të gjithë qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në sistemin më të gjerë evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Kurti në hapjen e edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike për diplomatët e rinj.

Ai e paraqiti anëtarësimin si synim të Kosovës. Për anëtarësimin në INTERPOL, Kurti tha se do t’u mundësonte institucioneve të zbatimit të ligjit shkëmbim informacioni dhe bashkëpunim me forcat policore në mbarë botën.

Në të njëjtin adresim, kryeministri i cilësoi partneritetin strategjik me SHBA-në dhe bashkëpunimin me NATO-n si prioritete afatgjata të politikës së jashtme të Kosovës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top