Kurti: Stabiliteti institucional në fokus me tre diplomatët
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se në takimet me përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë është diskutuar nevoja për stabilitet institucional, veçanërisht në rrethanat e krijuara pas 16…

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se në takimet me përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë është diskutuar nevoja për stabilitet institucional, veçanërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit.
Sipas postimit të tij, ai priti në zyrën e kryeministrit të ngarkuarën me punë të Ambasadës amerikane, Anu Prattipati, ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves dhe ambasadorin gjerman Rainer Rudolph. Kurti tha se nga të tre mori urime për Qeverinë dhe mandatin e ri.
“Diskutuam edhe për temat aktuale, me theks nevojën për stabilitet institucional, posaçërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit”, shkroi Kurti.
Ai njoftoi se bisedat përfshinë edhe marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për avancimin e tyre, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


