Kurti s’përgjigjet sërish
Derisa ka mbetur edhe një ditë nga afati për zgjidhjen e presidentit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s'ka pranuar të flas sërish për këtë çështje. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti…

Derisa ka mbetur edhe një ditë nga afati për zgjidhjen e presidentit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’ka pranuar të flas sërish për këtë çështje.

Heshtja e Kurtit
I pyetur nga gazetarët, Kryeministri s’pranoi të deklarohej.
“A ka zgjidhje sot, a mund të ketë marrëveshje pasi nesër afati i fundit”, ishte pyetja drejtuar Kryeministrit Kurti, por që s’pati përgjigje.
Edhe paraditen e së hënës, teksa po shkonte për të marrë pjesë në seancën plenare në shenjë nderimi për Rexhep Qosjen, u pyet nga gazetarët nëse do ta pranonte Vjosa Osmanin si kandidate për presidente nëse propozohet nga Lidhja Demokratike, por Kurti ka heshtur dhe nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Propozimi i ri dhe reagimi i LDK-së
Lëvizja Vetëvendosje të shtunën pas mbledhjes së kryesisë së partisë, doli me një propozim të ri, duke ftuar PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e dhjetë.
Në anën tjetër, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku po të shtunën përmendi mundësinë e përfshirjes së emrit të Vjosa Osmanit në diskutime.