Kurti: Shiroka-Pula presidente, “lajmi më i gëzuar”
Kryeministri Albin Kurti e cilësoi zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente si “lajmi më i gëzuar”, duke thënë pas inaugurimit të saj se institucionet kanë përpara shumë punë dhe projekte. “Tash…

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente si “lajmi më i gëzuar”, duke thënë pas inaugurimit të saj se institucionet kanë përpara shumë punë dhe projekte.
“Tash kena shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta, edhe aso që kanë nisur më herët, edhe aso që i fillojmë tani. Kemi presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzuar jo vetëm i muajit tetor”, tha Kurti.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në raundin e parë, në seancën e Kuvendit të nisur më 6 tetor.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


