Pa kategori

Kurti: Serbia s’na dorëzoi as kopjet e dokumenteve kadastrale

Kryeministri Albin Kurti tha se Serbia nuk ia ka dorëzuar Kosovës as kopjen e dokumentacionit kadastral, megjithëse kanë kaluar më shumë se 15 vjet nga marrëveshja e nënshkruar më 2…

Kurti: Serbia s’na dorëzoi as kopjet e dokumenteve kadastrale
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti tha se Serbia nuk ia ka dorëzuar Kosovës as kopjen e dokumentacionit kadastral, megjithëse kanë kaluar më shumë se 15 vjet nga marrëveshja e nënshkruar më 2 shtator 2011.

Në ceremoninë përmbyllëse të projektit PIAKOS, të organizuar nga ATRC dhe Banka Botërore, Kurti e cilësoi mungesën e këtij dokumentacioni si sfidë të veçantë për shtetin.

Sipas tij, Bashkimi Evropian i kishte dhënë Beogradit dy milionë euro donacion për këtë proces, por dokumentacioni ende nuk është dorëzuar.

Kurti shtoi se, pavarësisht kësaj pengese, institucionet e Kosovës dhe shoqëria civile po vazhdojnë bashkëpunimin në interes të qytetarëve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top