Kurti: Rreth 31 mijë prona në emër të të dy bashkëshortëve
Kryeministri Albin Kurti tha se rreth 31 mijë prona në Kosovë janë regjistruar në emër të të dy bashkëshortëve, krahasuar me rreth 100 në vitin 2016, duke e cilësuar këtë…

Kryeministri Albin Kurti tha se rreth 31 mijë prona në Kosovë janë regjistruar në emër të të dy bashkëshortëve, krahasuar me rreth 100 në vitin 2016, duke e cilësuar këtë si rritje 300-fish.
Në përmbylljen e projektit PIAKOS të Qendrës për Avokim dhe Trajnime (ATRC), ai e paraqiti regjistrimin e përbashkët të pronës si hap konkret drejt barazisë.
Kurti theksoi se dokumentacioni pronësor siguron mbrojtje juridike dhe krijon mundësi më të mira për financim. Sipas tij, rregullimi i këtij dokumentacioni është parakusht për mbështetje publike për renovimin ose rindërtimin e shtëpive dhe për përfshirjen në programet e banimit social.
Ai tha se e drejta e pronës duhet të zbatohet për secilin qytetar pa dallim dhe të mos mbetet vetëm garanci në letër.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


