Kurti po sillet si monark
Kurti po sillet si monark — PDK nuk shantazhohet Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai po përpiqet t’i…

Kurti po sillet si monark — PDK nuk shantazhohet
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai po përpiqet t’i anashkalojë rregullat kushtetuese dhe politike.
Sipas Çitakut, Kurti po vepron “si një monark”, duke e konsideruar Kuvendin të konstituuar dhe duke synuar formimin e Qeverisë pa respektuar rendin kushtetues.
Ajo theksoi se Republika nuk mund të funksionojë sipas vullnetit të një personi dhe se Kushtetuta nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive.
“PDK as nuk joshet, as nuk shantazhohet dhe as nuk nënshtrohet”, deklaroi Çitaku.
Deputetja paralajmëroi se partia e saj do t’i përdorë të gjitha mjetet politike dhe juridike për, siç tha ajo, rikthimin e demokracisë, ligjshmërisë dhe rendit kushtetues.
Duke iu përgjigjur pretendimeve që lidhen me Listën Serbe, Çitaku tha se përgjigjja është dhënë përmes votimit në Kuvend.