Pa kategori

Kurti përcakton si duhet përdorur inteligjenca artificiale në administratë

Kryeministri Albin Kurti tha se përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën publike duhet të jetë transparent, i sigurt dhe me mbikëqyrje njerëzore, duke respektuar të drejtat e qytetarëve. Në konferencën…

Kurti përcakton si duhet përdorur inteligjenca artificiale në administratë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti tha se përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën publike duhet të jetë transparent, i sigurt dhe me mbikëqyrje njerëzore, duke respektuar të drejtat e qytetarëve.

Në konferencën KosovaPAR 2026, ai e lidhi përdorimin e teknologjisë me interesin publik dhe me nevojën për shërbime më të thjeshta e më të qasshme.

“Qytetari nuk duhet ta njohë hartën administrative të shtetit për të marrë një shërbim. Janë institucionet ato që duhet të koordinohen dhe t’i përgjigjen atij në mënyrë sa më të thjeshtë e më të integruar”, tha Kurti.

Sipas tij, reforma e administratës duhet të japë rezultate konkrete në jetën e qytetarëve. Ai theksoi se besimi institucional ndërtohet përmes vendimeve të drejta, transparencës dhe llogaridhënies.

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, tha se rezultati i reformave duhet të matet me shërbime më të mira dhe institucione që mbajnë përgjegjësi për punën e tyre.

Edicioni i katërt i konferencës organizohet nga kjo ministri dhe ka në fokus vlerën publike, besimin dhe digjitalizimin.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top