Politikë

Kurti mungon në marsh: çfarë përgjigjeje jep Rrustemi?

Adnan Rrustemi thotë se nuk e di pse Albin Kurti nuk është në Marshin për Liri. Deputeti i Vetëvendosjes u pyet për mungesën e tij gjatë pjesëmarrjes në tubim dhe…

Kurti mungon në marsh: çfarë përgjigjeje jep Rrustemi?
Dëgjo artikullin 1 min

Adnan Rrustemi thotë se nuk e di pse Albin Kurti nuk është në Marshin për Liri. Deputeti i Vetëvendosjes u pyet për mungesën e tij gjatë pjesëmarrjes në tubim dhe u përgjigj: “Nuk e di”.

Rrustemi tha se në marsh po merrnin pjesë deputetë, aktivistë dhe përkrahës të Vetëvendosjes. Sipas tij, tubimi shkon përtej partive politike.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

Duke folur për Gjykatën Speciale, deputeti e cilësoi vendimin për themelimin e saj të gabuar, të dëmshëm dhe të padrejtë. Ai përsëriti kështu kritikat e partisë së tij ndaj krijimit të gjykatës.

Rrustemi tha se tani rëndësi ka që vendimi për ish-krerët e UÇK-së të jetë lirues. Krahas kësaj kërkese, ai u shpreh se palët duhet t’ia kujtojnë njëra-tjetrës qëndrimet që kanë mbajtur më herët.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top