Kurti ia çon OSBE-së çështjen e adresave në Luginë
Kryeministri Albin Kurti kërkoi nga Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, angazhim të drejtpërdrejtë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si…

Kryeministri Albin Kurti kërkoi nga Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, angazhim të drejtpërdrejtë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për pengesat në arsim e nënpërfaqësimin në institucionet publike, sipas Zyrës së Kryeministrit.
Në takimin e sotëm, Kurti i paraqiti këto çështje si diskriminim sistematik nga autoritetet e Serbisë dhe kërkoi ndjekje konkrete të tyre. Ai tha se Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve dhe të garantojë barazi reale për shqiptarët.
Kurti dhe Kamp trajtuan gjithashtu të drejtat e komuniteteve në Kosovë, përdorimin e gjuhëve dhe qasjen në arsim e shërbime publike. Në njoftimin e tij, kryeministri përmendi edhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e pronës publike, mjedisit dhe burimeve ujore.
“Përkatësia nuk mund të jetë bazë as për cenimin e të drejtave, as për përjashtimin nga detyrimet ligjore”, tha Kurti, duke theksuar se mbrojtja e komuniteteve joshumicë dhe sundimi i ligjit e përforcojnë njëra-tjetrën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


