Kurti i xhelozon Thaçin, Veselin e Selimin edhe në hallin e tyre në Hagë
I xhelozon krerët e UÇK-së edhe në hallin ku janë në Hagë Ganimete Musliu ka drejtuar kritika ndaj Albin Kurtit në emisionin **“DPT te Fidani”**, duke pretenduar se ai i…

I xhelozon krerët e UÇK-së edhe në hallin ku janë në Hagë
Ganimete Musliu ka drejtuar kritika ndaj Albin Kurtit në emisionin **“DPT te Fidani”**, duke pretenduar se ai i xhelozon ish-krerët e UÇK-së edhe në situatën në të cilën ndodhen në Hagë.
Musliu përmendi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin, duke thënë se problemi i Kurtit me UÇK-në, sipas saj, është më i thellë sesa duket.
“I xhelozon edhe atje në hall ku janë”, deklaroi ajo.
Në vazhdim të diskutimit, Musliu e lidhi këtë qëndrim me rolin e Kurtit në historinë e Kosovës.
“Ky nuk është rreshtuar asnjëherë drejt në historinë e Kosovës”, tha Musliu në **“DPT te Fidani”**.
Ajo pretendoi se pikërisht ky është një nga shkaqet e qëndrimit të tij ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Video nga “DPT te Fidani”: Shiko videon në Facebook