Gjini: Vendimi i Hagës rëndon mbi gjithë Kosovën
Ardian Gjini e cilësoi vendimin e Hagës si një barrë që, sipas tij, prek gjithë Kosovën. Duke folur në emisionin “DPT te Fidani”, kryetari i AAK-së tha se çështja nuk…

Ardian Gjini e cilësoi vendimin e Hagës si një barrë që, sipas tij, prek gjithë Kosovën. Duke folur në emisionin “DPT te Fidani”, kryetari i AAK-së tha se çështja nuk mund të shihet vetëm si proces ndaj katër personave.
Gjini argumentoi se pasojat shkojnë përtej simpative apo kundërshtive politike ndaj të gjykuarve. Në vlerësimin e tij, pesha e vendimit bie mbi shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() |
Ai tha se Aleanca ka mbajtur qëndrim të pandryshuar për këtë çështje dhe se nuk e ka trajtuar atë përmes kalkulimeve politike. Gjini shprehu shpresën që institucionet dhe shoqëria të bëjnë maksimumin përballë situatës.
Këto vlerësime Gjini i dha gjatë intervistës së sotme, duke kërkuar që çështja të shihet përtej përkatësive partiake.
Video nga intervista në “DPT te Fidani”:

