Politikë

Gjini për rastin e Arlindës: Përgjegjësia nuk mbyllet pa dorëheqje

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kërkoi që institucionet të mbajnë përgjegjësi për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Në intervistën e sotme në “DPT te Fidani”,…

Gjini për rastin e Arlindës: Përgjegjësia nuk mbyllet pa dorëheqje
Ardian Gjini në DPT te Fidani.
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kërkoi që institucionet të mbajnë përgjegjësi për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Në intervistën e sotme në “DPT te Fidani”, ai tha se pas kësaj ngjarjeje duhej të kishte edhe dorëheqje.

Gjini e lidhi këtë kërkesë me informacionet që, sipas tij, institucionet kishin marrë vazhdimisht për problemet që i kishin paraprirë rastit. Ai argumentoi se njoftimi i tyre e bën të pashmangshme llogaridhënien.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSK

Sipas kreut të Aleancës, bindja se askush nuk e kishte dëshiruar tragjedinë nuk e heq përgjegjësinë institucionale. Gjini theksoi se autoritetet duhet ta marrin atë përgjegjësi dhe të përballen me pasojat e veprimeve ose mosveprimeve të tyre.

Video nga intervista në “DPT te Fidani”:

Scroll To Top