Berset për protestat: Zemërimi s’duhet të bëhet mjet politik
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, tha se zemërimi i protestuesve nuk duhet të përdoret politikisht dhe paralajmëroi kundër një përgjigjeje vetëm me masa sigurie ndaj protestave…

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, tha se zemërimi i protestuesve nuk duhet të përdoret politikisht dhe paralajmëroi kundër një përgjigjeje vetëm me masa sigurie ndaj protestave në Evropë, duke përmendur edhe Tiranën.
Në një postim në X, Berset renditi pabarazinë, arsimin, strehimin, mungesën e perspektivës dhe ndjenjën e të mos dëgjuarit mes shqetësimeve që shoqërojnë protestat nga Parisi e Milanoja deri në Bruksel e Tiranë.
Ai përmendi sulme ndaj ndërtesave publike, plaçkitje dyqanesh dhe të plagosur, pa ua atribuar këto ngjarje veçmas qyteteve të cituara. Sipas tij, dhuna dëmton së pari ata që marshojnë paqësisht, sepse mesazhi i tyre humbet.
“Zemërimi i tyre u përket atyre. Nuk duhet të bëhet mjet politik i askujt. Meriton një përgjigje”, shkroi Berset.
Ai paralajmëroi se tundimi për t’iu përgjigjur pakënaqësive vetëm me siguri rrezikon ta zhvendosë sigurinë demokratike drejt një demokracie sigurie. Berset shtoi se shqetësimet e protestuesve janë në zemër të Paktit të Ri Demokratik për Evropën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


