Kurti i ofron PDK-së leximin e dytë me një kusht
Kryeministri Albin Kurti i propozoi PDK-së që të zotohet publikisht për pjesëmarrjen e së paku gjysmës së deputetëve të saj në seancën për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president, edhe nëse…

Kryeministri Albin Kurti i propozoi PDK-së që të zotohet publikisht për pjesëmarrjen e së paku gjysmës së deputetëve të saj në seancën për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president, edhe nëse votojnë kundër tij, në këmbim të procedimit me leximin e dytë të projektligjit për Dhomat e Specializuara.
“Meqenëse s’po mund t’i takojmë më, të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit parlamentar mund të na i sjellin në seancë e të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun”, tha Kurti.
Kurti tha se pjesën tjetër të votave për Sejdiun e kanë të siguruar përmes mbështetjes së LDK-së. Ai kërkoi që PDK-ja të deklarohet publikisht për ofertën, duke thënë se aktualisht nuk po arrijnë të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e saj.
Propozimi vjen pas takimit të mbrëmshëm mes Kurtit dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që përfundoi pa marrëveshje. Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është miratuar në lexim të parë, ndërsa PDK-ja kërkon miratimin përfundimtar para procedurës për zgjedhjen e presidentit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


