Pa kategori

Kurti i kërkon BE-së hapin që pret për kandidaturën

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Bashkimit Evropian t’ia dorëzojë Kosovës sa më parë pyetësorin për aplikimin për anëtarësim, për t’i hapur rrugë statusit kandidat dhe nisjes së negociatave. Në…

Kurti i kërkon BE-së hapin që pret për kandidaturën
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Bashkimit Evropian t’ia dorëzojë Kosovës sa më parë pyetësorin për aplikimin për anëtarësim, për t’i hapur rrugë statusit kandidat dhe nisjes së negociatave.

Në konferencën për media pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, Kurti tha se aplikimi i dorëzuar më 15 dhjetor 2022 ende nuk është pasuar nga mandati politik për nisjen e procesit teknik.

Sipas tij, pavarësisht mbështetjes politike nga Komisioni Evropian, shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së nuk kanë bërë lëvizjen e nevojshme. Ai theksoi se Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa status kandidat.

“Prandaj, ambasador, më lejoni ta ripërsëris kërkesën tonë për dorëzimin sa më parë të pyetësorit rreth aplikimit tonë, ashtu që të hapet rruga për statusin kandidat dhe çeljen e negociatave”, deklaroi Kurti.

Kryeministri e cilësoi integrimin evropian prioritet strategjik afatgjatë me mbështetje qytetare dhe konsensus ndërpartiak. Ai vlerësoi se pozita aktuale e Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin që, sipas tij, ka bërë vendi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top