Pa kategori

Kurti: Edhe 54 orë për raportin mbi vrasjen e Arlindës

Kryeministri Albin Kurti tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë për t’ia dorëzuar raportin mbi vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, për…

Kurti: Edhe 54 orë për raportin mbi vrasjen e Arlindës
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë për t’ia dorëzuar raportin mbi vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, për të sqaruar dështimet institucionale dhe trajtimin e rasteve të ngjashme të dhunës ndaj grave.

Sipas tij, raporti duhet të identifikojë se ku ka dështuar secila hallkë e zinxhirit institucional. Shqyrtimi duhet të përfshijë edhe rrezikun që vazhdon t’u kanoset grave që kanë qenë viktima të dhunës.

Kurti e lidhi këtë kërkesë me kritikat që, sipas tij, raportet e Bashkimit Evropian ia kanë adresuar ndër vite sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Neve na duhet ta drejtojmë drejtësinë, të nderuar gazetarë, drejtësi nuk e kemi të drejtë”, deklaroi ai, duke shtuar se përmirësimi i saj tashmë duhet trajtuar si urgjencë.

Kryeministri përmendi hetimet, ngritjen e aktakuzave dhe gjykimet si pjesë të funksionimit të drejtësisë. Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e mbrojtjes së grave që, sipas tij, mbeten të rrezikuara nga persona që i kanë kërcënuar më parë ose nga kërcënues të rinj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top