Haziri: Protestat do të vazhdojnë edhe pas votimit
Organizatori i protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Haziri, paralajmëroi vazhdimin e protestave në Prishtinë edhe pas miratimit në lexim të dytë të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e…

Organizatori i protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Haziri, paralajmëroi vazhdimin e protestave në Prishtinë edhe pas miratimit në lexim të dytë të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se angazhimi do të përfshijë sigurimin e fondeve dhe zbatimin e plotë të ligjit.
Në fjalimin para protestuesve pas votimit në Kuvend, ai e cilësoi miratimin si rezultat të presionit qytetar gjatë 21 ditëve të protestave.
“Ky ligj nuk na u fal. Ky ligj nuk kaloi nga dëshira e atyre aty brenda. Ky ligj u fitua këtu jashtë. U fitua nga ju”, deklaroi Haziri.
Ai kritikoi atë që e përshkroi si “luhatje” dhe “kalkulime” politike para votimit, por u kërkoi pjesëmarrësve të mos e konsideronin miratimin si përfundim të angazhimit të tyre.
“Fitorja e sonte është e madhe, por ky është vetëm fillimi i angazhimit tonë të pandalshëm qytetar në mbrojtje të Republikës”, tha ai.
Haziri e lidhi vazhdimin e protestave me proceset gjyqësore në Hagë dhe deklaroi: “Ne do të jemi këtu derisa pafajësia e krerëve tanë të vërtetohet plotësisht”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


