Pa kategori

Zjarri gjatë protestave shtyn seancat në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë njoftoi se do të shtyjë seancat gjyqësore, përveç çështjeve urgjente, pasi zjarri gjatë protestave të 17 tetorit dëmtoi ambientet, infrastrukturën dhe dosje gjyqësore. Sipas njoftimit zyrtar, shtyrja…

Zjarri gjatë protestave shtyn seancat në Gjykatën e Lartë
Dëgjo artikullin 1 min

Gjykata e Lartë njoftoi se do të shtyjë seancat gjyqësore, përveç çështjeve urgjente, pasi zjarri gjatë protestave të 17 tetorit dëmtoi ambientet, infrastrukturën dhe dosje gjyqësore.

Sipas njoftimit zyrtar, shtyrja do të zgjasë deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve, vlerësimit të gjendjes së dosjeve dhe rikthimit të kushteve për zhvillimin e rregullt të veprimtarisë së institucionit. Gjykata nuk ka dhënë një datë për rifillimin e seancave të tjera.

Institucioni tha se përparësi ka identifikimin dhe verifikimin e dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar. Subjektet që rezultojnë të prekura do të njoftohen individualisht përmes të dhënave të tyre të kontaktit.

Për datat e reja të seancave, palët dhe përfaqësuesit ligjorë do të informohen përmes faqes zyrtare dhe kanaleve të komunikimit të gjykatës.

Në njoftim, Gjykata e Lartë kërkoi mirëkuptimin e palëve për kohën që nevojitet për vlerësimin e dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit. Njoftimi nuk përcakton sa dosje janë dëmtuar apo cilat çështje janë prekur.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top