Pa kategori

Kurti e quan ultimatum kushtëzimin e Hamzës për takim

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si ultimatum kushtëzimin nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe tha se ai po refuzon një takim të ri, ndonëse në takimin e mbrëmshëm kishin…

Kurti e quan ultimatum kushtëzimin e Hamzës për takim
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si ultimatum kushtëzimin nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe tha se ai po refuzon një takim të ri, ndonëse në takimin e mbrëmshëm kishin lënë të hapur mundësinë për t’u takuar sërish sot.

“Tash Bedri Hamza na ka kushtëzuar në mënyrë ultimative dhe refuzon të takohemi”, tha Kurti në konferencën për media më 6 tetor.

Kurti tha se pa takim nuk mund të ketë marrëveshje. Ai e lidhi adresimin e tij publik me mungesën e një takimi të ri me kryetarin e PDK-së.

“Nga takimi i mbrëmshëm, e lamë mundësinë hapur që të takohemi edhe sot, por meqë kryetari i PDK-së, Hamza s’po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë”, deklaroi ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top