Pa kategori

Hita: 10 policë të plagosur nga sulmi ndaj komisariatit

Dhjetë punonjës policie janë plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, sipas të cilit protestues të maskuar përdorën…

Hita: 10 policë të plagosur nga sulmi ndaj komisariatit
Dëgjo artikullin 1 min

Dhjetë punonjës policie janë plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, sipas të cilit protestues të maskuar përdorën bomba molotov, mjete piroteknike, gurë dhe sende të forta.

Hita tha se sulmi rrezikoi jetën e policëve dhe të personave të shoqëruar që ndodheshin brenda godinës. Ai e cilësoi ngjarjen si dhunë të rëndë dhe jo si protestë.

Sipas kreut të Policisë, strukturat po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe referimin e provave tek organet e drejtësisë. Ai tha se edhe gjatë ditës janë regjistruar sulme të tjera ndaj efektivëve, të cilët, sipas tij, prej gjashtë ditësh përballen me akte të përsëritura dhune.

Hita paralajmëroi pasoja ligjore për përgjegjësit, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore mbetet e garantuar. Ai u bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe udhëzoi policinë të veprojë me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe në përputhje me ligjin.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top