Pa kategori

Kurti: Bashkimi i shqiptarëve s’duhet të ndalet te dy mandatet

Kryeministri Albin Kurti tha se bashkimi politik i shqiptarëve në Serbi duhet të vazhdojë pas sigurimit të dy mandateve parlamentare, me angazhim për mbrojtjen e të drejtave, barazi dhe jetë…

Kurti: Bashkimi i shqiptarëve s’duhet të ndalet te dy mandatet
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti tha se bashkimi politik i shqiptarëve në Serbi duhet të vazhdojë pas sigurimit të dy mandateve parlamentare, me angazhim për mbrojtjen e të drejtave, barazi dhe jetë dinjitoze në vendlindje.

Në një videopublikim në Facebook, ai e cilësoi rezultatin e listës “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e 25 tetorit si arritje që sjell edhe përgjegjësi për partitë shqiptare.

“Dy mandatet janë arritje e përbashkët, e mbi të gjitha, janë edhe përgjegjësi e përbashkët”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, rëndësia e rezultatit shkon përtej numrit të ulëseve, për shkak të rrethanave me të cilat përballen shqiptarët në Serbi. Ai përmendi pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave, përjashtimin nga institucionet publike dhe diskriminimin ekonomik, si dhe emigrimin e zbrazjen e vendbanimeve shqiptare.

Kurti tha se bashkëpunimi duhet të marrë një kapitull të ri pas zgjedhjeve, duke e lidhur përfaqësimin parlamentar me përpjekjet për të drejtat e shqiptarëve. Dy përfaqësuesit e zgjedhur të koalicionit janë Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top