Abdixhiku pranon pjesëmarrjen për Hagën, me një paralajmërim
Lumir Abdixhiku konfirmoi se LDK-ja do të marrë pjesë në Grupin Punues për strategjinë lidhur me procedurat e Apelit në Hagë, por paralajmëroi se qytetarët nuk duhet të mashtrohen me…

Lumir Abdixhiku konfirmoi se LDK-ja do të marrë pjesë në Grupin Punues për strategjinë lidhur me procedurat e Apelit në Hagë, por paralajmëroi se qytetarët nuk duhet të mashtrohen me iniciativa që nuk kanë efekt juridik.
Kryetari i LDK-së tha se i kishte kërkuar shefes së grupit parlamentar të propozonte Kujtim Shalën si përfaqësues. Nëse Shala nuk mund të marrë pjesë, sipas tij, përfaqësimin pritet ta marrë Jehona Lushaku Sadriu.
“Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme”, deklaroi Abdixhiku.
Qeveria e Kosovës e themeloi grupin më 14 tetor për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara, si dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale e diplomatike. Në përbërjen e tij parashihen edhe përfaqësues të grupeve parlamentare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


