Pa kategori

Kuçi nga protesta: LDK-ja duhej ta peshonte ndryshe situatën

Blerim Kuçi, anëtar i LDK-së dhe ish-ministër, kritikoi mënyrën si partia e tij e ka vlerësuar situatën, duke thënë në një prononcim për Klan Kosovën se mbrojtja e UÇK-së duhet…

Kuçi nga protesta: LDK-ja duhej ta peshonte ndryshe situatën
Dëgjo artikullin 1 min

Blerim Kuçi, anëtar i LDK-së dhe ish-ministër, kritikoi mënyrën si partia e tij e ka vlerësuar situatën, duke thënë në një prononcim për Klan Kosovën se mbrojtja e UÇK-së duhet të jetë mbi çështjet e tjera në këtë moment.

Kuçi iu bashkua protestuesve në sheshin e Prishtinës dhe tha se pjesëmarrja e tij lidhej me UÇK-në, jo me partitë politike.

“Sot unë nuk kam ardhur as për PDK-në, as për LDK-në, e as për Aleancën. Unë sot këtu kam ardhur për UÇK-në, si vlera më e madhe e jona”, tha ai.

Duke komentuar qëndrimin e LDK-së, Kuçi deklaroi: “Unë mendoj që peshorja e LDK-së ka qenë e vogël. Është dashur me pa këtë situatë me një peshore tjetër.”

Ish-kryetari i Suharekës e cilësoi konsensusin ndërmjet partive për çështjen e presidentit si zgjidhjen ideale. Ai gjithashtu mbrojti nevojën për një strategji kombëtare për çështjen e UÇK-së, duke kritikuar strategjitë politike partiake.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top