Krasniqi tregon çfarë premtoi presidentja për Apelin
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, tha se presidentja Justina Shiroka-Pula i ka premtuar familjes së Jakup Krasniqit ndihmë për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit, brenda kornizave ligjore. Duke…

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, tha se presidentja Justina Shiroka-Pula i ka premtuar familjes së Jakup Krasniqit ndihmë për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit, brenda kornizave ligjore.
Duke folur para gazetarëve pas vizitës së presidentes në shtëpinë e familjes, ai tha se zotimi i saj përfshinte edhe nënshkrimin e ligjit.
“Presidentja na ka thënë se çdo gjë që është brenda kornizave ligjore, ‘unë kam me bo me iu ndihmu në procesin e Apelit dhe në nënshkrimin e Ligjit’”, tha Krasniqi.
Sipas tij, kjo ishte vizita e parë nga një përfaqësues i institucioneve në gjashtë vjet. Ai e vlerësoi vizitën si të rëndësishme për familjen dhe si shprehje të gatishmërisë institucionale për të kontribuar në mbrojtjen e luftës së UÇK-së.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


