Kosova në udhërrëfyesin rajonal për inteligjencën artificiale, miratimi pritet
Kosova përfshihet në Udhërrëfyesin për Inteligjencën Artificiale të Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, i cili parashikon bashkëpunim rajonal dhe përafrim me standardet evropiane, por miratimi i tij pritet në Samitin e…

Kosova përfshihet në Udhërrëfyesin për Inteligjencën Artificiale të Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, i cili parashikon bashkëpunim rajonal dhe përafrim me standardet evropiane, por miratimi i tij pritet në Samitin e ardhshëm të Liderëve të Procesit të Berlinit.
Dokumenti, i hartuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) së bashku me partnerët rajonalë, u mirëprit në Samitin e tetë Digjital të Ballkanit Perëndimor. Takimi dyditor përfundoi më 15 tetor në Herceg Novi të Malit të Zi.
Udhërrëfyesi ofron një kornizë për forcimin e gatishmërisë së rajonit për inteligjencën artificiale, qeverisjen dhe inovacionin. Tanja Maraš, eksperte e lartë për ndërlidhjen digjitale në RCC, theksoi se përdorimi i kësaj teknologjie duhet të sjellë vlerë për institucionet publike, bizneset dhe qytetarët.
Ndër prioritetet e përfundimeve të samitit ishin edhe njohja e ndërsjellë e identiteteve digjitale, shërbimet roaming më të përballueshme me BE-në dhe forcimi i bashkëpunimit për sigurinë kibernetike.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


