Konjufca: Kosova përballoi kërcënimet me mbështetjen e partnerëve transatlantikë
Glauk Konjufca tha në Pragë se institucionet e Kosovës kanë dëshmuar kapacitet për t’u përballur me kërcënimet dhe përpjekjet për destabilizim, me mbështetjen e partnerëve transatlantikë, duke iu referuar sulmeve…

Glauk Konjufca tha në Pragë se institucionet e Kosovës kanë dëshmuar kapacitet për t’u përballur me kërcënimet dhe përpjekjet për destabilizim, me mbështetjen e partnerëve transatlantikë, duke iu referuar sulmeve në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës mori pjesë në edicionin e 30-të të Forumit 2000, në një panel për bashkëpunimin transatlantik në teknologji dhe siguri ekonomike. Ai i cilësoi sulmet si terroriste dhe theksoi vendosmërinë e institucioneve për mbrojtjen e sigurisë së vendit.
Konjufca e paraqiti Kosovën si shembull të suksesit të bashkëpunimit transatlantik. Sipas tij, përparimi nga shkatërrimi i luftës drejt një demokracie në paqe lidhet me qëndrueshmërinë institucionale dhe partneritetin me SHBA-në dhe BE-në. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së këtij partneriteti për sigurinë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


