Pa kategori

Kols: Fajësimi i ndërhyrjes së huaj fyen të rinjtë shqiptarë

Eurodeputeti Rihards Kols e cilësoi fyerje ndaj të rinjve shqiptarë fajësimin e ndërhyrjes së huaj për zemërimin e tyre ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, në një postim në X më 18…

Kols: Fajësimi i ndërhyrjes së huaj fyen të rinjtë shqiptarë
Dëgjo artikullin 1 min

Eurodeputeti Rihards Kols e cilësoi fyerje ndaj të rinjve shqiptarë fajësimin e ndërhyrjes së huaj për zemërimin e tyre ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, në një postim në X më 18 tetor.

Kols kërkoi hetimin e çdo rasti të dhunës policore. Ai pretendoi se policia po përdor plumba gome, gaz lotsjellës dhe granata trullosëse ndaj studentëve dhe të miturve, ndërsa gazetarët po sulmohen gjatë kryerjes së detyrës.

Eurodeputeti vuri përballë paraqitjen e Shqipërisë në Bruksel si aleate e besueshme e NATO-s dhe vend ndër kryesuesit e procesit të anëtarësimit në BE me veprimet e policisë, të cilat, sipas tij, bien ndesh me vlerat demokratike.

Ai theksoi se NATO-ja dhe BE-ja mbështeten në sundimin e ligjit dhe respektimin e qytetarëve, duke vlerësuar se qeveria shqiptare po dështon në këtë provë. Kols shtoi se shqiptarët duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top