Këshilltari i Vitisë kundërshton lidhjen e vdekjes me terapinë
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, kundërshtoi pretendimet që lidhin përkeqësimin e gjendjes së pacientes që vdiq me mosmarrjen e terapisë, duke iu referuar dokumentacionit mjekësor në…

Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, kundërshtoi pretendimet që lidhin përkeqësimin e gjendjes së pacientes që vdiq me mosmarrjen e terapisë, duke iu referuar dokumentacionit mjekësor në një postim në Facebook.
Sipas kronologjisë së publikuar prej tij, pacientja ishte furnizuar me Palbociclib më 13 maj 2026, me sasi për një muaj, ndërsa trajtimi i kombinuar me Fulvestrant kishte vazhduar edhe gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit.
Elshani tha se ekzaminimet gjatë kësaj periudhe kishin treguar përparim të sëmundjes dhe metastaza të reja në tru e në boshtin kurrizor. Sipas tij, pas konstatimit të rezistencës së tumorit, konsiliumi kishte ndryshuar terapinë.
Reagimi vjen pasi organizata Renesansa njoftoi vdekjen e pacientes dhe ngriti shqetësimin për mungesën disamujore të barit. Pretendimet për ndikimin e mungesës së terapisë kundërshtohen nga kabineti i ministrit.
Elshani u bëri thirrje mediave të mos lidhin shkakun e vdekjes me mosmarrjen e terapisë pa dokumente. Ai tha se dosja mjekësore është në dispozicion të palëve të autorizuara dhe organeve kompetente për verifikim, ndërsa identiteti i pacientes do të mbetet konfidencial.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


