Pa kategori

Kërçeli: Çfarë qëndronte pas lodhjes së Konjufcës në seancë

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ia atribuoi lodhjen e Glauk Konjufcës gjatë seancës së zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula një periudhe prej 48 orësh tensionuese, gjatë së cilës, sipas tij,…

Kërçeli: Çfarë qëndronte pas lodhjes së Konjufcës në seancë
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ia atribuoi lodhjen e Glauk Konjufcës gjatë seancës së zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula një periudhe prej 48 orësh tensionuese, gjatë së cilës, sipas tij, pritej një zgjidhje.

I pyetur në T7 pse Konjufca ishte dukur nervoz, Kërçeli tha se ai nuk është ambicioz për pozita të caktuara.

“Konjufca nuk është ambicioz në pozita të caktuara. Atë ditë ka qenë një lodhje e tij, ishin 48 orë tensionuese dhe uronin të bëhet një zgjidhje. Ndoshta edhe ju ka dhimbur LDK-ja që mbeti pak si keq aty”, ka thënë ai.

Komenti për LDK-në ishte pjesë e ironisë së Kërçelit gjatë përgjigjes së tij.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top