Pa kategori

KDI: Pas 4 tetorit, kompetencat presidenciale mund të kontestohen

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) paralajmëroi se ushtrimi i kompetencave presidenciale pas 4 tetorit mund të bëhet i kontestueshëm. Instituti u kërkoi partive parlamentare që presidenti të zgjidhet dhe të…

KDI: Pas 4 tetorit, kompetencat presidenciale mund të kontestohen
Dëgjo artikullin 2 min

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) paralajmëroi se ushtrimi i kompetencave presidenciale pas 4 tetorit mund të bëhet i kontestueshëm. Instituti u kërkoi partive parlamentare që presidenti të zgjidhet dhe të betohet para kësaj date, për të shmangur pasigurinë kushtetuese.

Në prezantimin e analizës “Ushtrimi i detyrës së Presidentit përtej gjashtë muajve”, Eugen Cakolli tha se periudha gjashtëmujore e ushtrimit të detyrës nga Albulena Haxhiu përfundon më 4 tetor. Sipas tij, ky kufi dallon nga afati i 6 tetorit, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

“Afati i 6 tetorit përcakton kohën që ka Kuvendi për ta zgjedhur Presidentin dhe pasojën nëse dështon, ndërsa kufiri gjashtëmujor lidhet me kohëzgjatjen e ushtrimit të përkohshëm të përgjegjësive presidenciale”, tha Cakolli.

Vullnet Bugaqku paraqiti vlerësimin e KDI-së se rizgjedhja e Haxhiut në krye të Kuvendit më 9 shtator nuk ka nisur automatikisht një periudhë të re gjashtëmujore, pasi vakanca presidenciale ka vazhduar.

KDI kërkoi që Haxhiu ose palët e tjera të autorizuara të shqyrtojnë menjëherë kërkesën për sqarimin e aktgjykimit të fundit të Kushtetueses. Sipas institutit, duhet të sqarohet edhe kush ka autoritet për shpalljen e zgjedhjeve nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin më 6 tetor. KDI kërkoi trajtim me përparësi të një kërkese të tillë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top