Kandiq: Vuçiq flet sikur Serbia vendos për Kosovën
Natasha Kandiq kritikoi Aleksandar Vuçiqin se, pasi pranoi humbjen zgjedhore, akuzoi kundërshtarët se po e dorëzojnë Kosovën, duke folur sikur për të vendos Serbia. Themeluesja e Fondit për të Drejtën…

Natasha Kandiq kritikoi Aleksandar Vuçiqin se, pasi pranoi humbjen zgjedhore, akuzoi kundërshtarët se po e dorëzojnë Kosovën, duke folur sikur për të vendos Serbia. Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi e bëri këtë vlerësim në një intervistë për gazetën kroate Jutarnji.
“Ai është një person që di të aktrojë, të paraqitet në mënyrë të përgjegjshme, por më pas filloi të fliste se këta po e dorëzojnë Kosovën, sikur Kosova të ishte diçka për të cilën vendos Serbia”, tha ajo.
Kandiq e interpretoi edhe përmendjen e emrit të saj nga Vuçiqi si përpjekje për ta lidhur lëvizjen studentore me qëndrimet e saj për krimet e luftës, gjenocidin në Srebrenicë dhe përgjegjësinë e Serbisë për të kaluarën. Sipas saj, kjo synonte t’u krijonte votuesve përshtypjen se studentët ndajnë qëndrimet e saj.
Për Listën Studentore, ajo parashikoi një ton më paqësor ndaj fqinjëve, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinës. Megjithatë, theksoi se ende nuk dihen potenciali dhe kufijtë e transformimit politik që mund të sjellë kjo listë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


