Pa kategori

Kamberi: Vuçiqi e zhvendos debatin nga të drejtat te siguria

Shaip Kamberi thotë se Aleksandar Vuçiqi, duke e paraqitur listën e përbashkët shqiptare si armike të shtetit, synon ta zhvendosë debatin nga të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës…

Kamberi: Vuçiqi e zhvendos debatin nga të drejtat te siguria
Dëgjo artikullin 2 min

Shaip Kamberi thotë se Aleksandar Vuçiqi, duke e paraqitur listën e përbashkët shqiptare si armike të shtetit, synon ta zhvendosë debatin nga të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës te siguria kombëtare dhe ta kufizojë ndikimin e tyre politik e diplomatik.

Në reagimin e tij, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë argumenton se pesha e një përfaqësimi të bashkuar nuk përcaktohet vetëm nga numri i mandateve. Sipas tij, ajo lidhet edhe me mundësinë për t’i ngritur çështjet e pasivizimit të adresave, diskriminimit dhe nënpërfaqësimit në institucionet vendore e ndërkombëtare.

“Ndikimi i deputetit nuk matet vetëm me votat që ka në Parlament, por edhe me aftësinë për ta bërë një problem të brendshëm çështje të përgjegjësisë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Kamberi.

Ai thotë se lista shqiptare është certifikuar nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve sipas procedurave ligjore. Etiketimin e saj si armike e interpreton si përpjekje për të përçarë përfaqësimin shqiptar dhe për të ushtruar presion ndaj partive e kandidatëve që mund të bashkëpunojnë me të.

Kamberi pretendon gjithashtu se Serbia nuk po respekton katër marrëveshjet e viteve 2001, 2009, 2013 dhe 2022. Sipas tij, kërkesa për përfaqësim më të fuqishëm shqiptar synon zbatimin e ligjeve, barazinë institucionale dhe përgjegjësinë e shtetit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top