Pa kategori

Kadrijaj: Kuvendi s’duhet të lejojë shuarjen e fjalës së lirë

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha në seancën e sotme se Kuvendi duhet të mbrojë lirinë e shprehjes dhe të mbetet kritik ndaj vendimeve e veprimeve të Qeverisë. “Fjala e…

Kadrijaj: Kuvendi s’duhet të lejojë shuarjen e fjalës së lirë
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha në seancën e sotme se Kuvendi duhet të mbrojë lirinë e shprehjes dhe të mbetet kritik ndaj vendimeve e veprimeve të Qeverisë.

“Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet të lejohet nga ky Kuvend”, deklaroi Kadrijaj.

Ajo vlerësoi se zhvillimet e fundit kanë sjellë një ritëm më normal të funksionimit të institucioneve, por theksoi se kjo nuk duhet ta pengojë kritikën ndaj ekzekutivit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top