Jahjaga: Përparimi i grave matet me fuqinë në vendimmarrje
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se përparimi i grave duhet të vlerësohet nga fuqia e tyre për të formësuar vendimet, jo vetëm nga prania në institucione. Ajo e shpalosi…

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se përparimi i grave duhet të vlerësohet nga fuqia e tyre për të formësuar vendimet, jo vetëm nga prania në institucione. Ajo e shpalosi këtë qëndrim sot në konferencën ndërkombëtare “Partneritet për ndryshim: Gratë që transformojnë sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”, të organizuar prej saj.
“Sepse përparimi nuk matet vetëm me praninë e grave; ai matet me fuqinë e tyre për të formësuar vendimet”, tha Jahjaga. Sipas saj, përfaqësimi është i domosdoshëm, por barazia në ligj merr kuptim kur sjell mundësi reale për të udhëhequr dhe qasje në burime.
Jahjaga kërkoi kalimin nga përfaqësimi tek ndikimi në vendimmarrje. Duke iu referuar Parimeve të Prishtinës të vitit 2012, ajo theksoi se dekada e ardhshme duhet të sjellë rezultate konkrete për pjesëmarrjen dhe lidershipin e grave. Në konferencë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


