Pa kategori

IKD vë në pikëpyetje urgjencën e mbledhjes për kryeprokurorin

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vënë në pikëpyetje urgjencën e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës për performancën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Në reagimin e…

IKD vë në pikëpyetje urgjencën e mbledhjes për kryeprokurorin
Dëgjo artikullin 2 min

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vënë në pikëpyetje urgjencën e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës për performancën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Në reagimin e publikuar të premten, instituti kërkon që çdo veprim të respektojë pavarësinë dhe funksionalitetin e kësaj prokurorie.

“Llogaridhënia nuk duhet dhe nuk mund të përdoret si arsyetim për vendimmarrje me procedura të shpejta dhe të paqarta ndaj një kryeprokurori”, thuhet në reagim. Sipas IKD-së, mbledhja është thirrur për sot në orën 15:00, ndërsa urgjenca e saj nuk është e qartë pa u përfunduar dhe shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion.

IKD e lidh shqetësimin me lëndët që trajton Prokuroria Speciale, përfshirë ato për krimin e organizuar dhe krimin transnacional në bashkëpunim me shtetet mike të Kosovës. Instituti thekson se reformat duhet të garantojnë pavarësinë e sistemit prokurorial nga çdo perceptim për ndikim politik.

Në mbështetje të qëndrimit të tij, IKD rikujton shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit në vitin 2025, vendim që, sipas institutit, u anulua nga Gjykata Supreme. IKD kërkon që vlerësimi i performancës të jetë profesional, i paanshëm dhe i bazuar në indikatorë të matshëm, duke theksuar se pavarësia nuk mund të shërbejë si arsyetim për mungesë llogaridhënieje.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top