Pa kategori

Hoxhaj: Të verifikohen burimet e raportit të Dick Martyt

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, propozoi në seancën plenare që Kuvendi dhe grupet parlamentare të nisin një mocion në Këshillin e Evropës për verifikimin e burimeve të raportit të Dick…

Hoxhaj: Të verifikohen burimet e raportit të Dick Martyt
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, propozoi në seancën plenare që Kuvendi dhe grupet parlamentare të nisin një mocion në Këshillin e Evropës për verifikimin e burimeve të raportit të Dick Martyt dhe sqarimin e metodologjisë së tij.

Sipas Hoxhajt, për këtë mocion duhen 20 nënshkrime nga përfaqësues të pesë ose gjashtë vendeve. Ai kërkoi që nisma të përfshijë edhe kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Hoxhaj pretendoi se mospërmbyllja e anëtarësimit të Kosovës para dy vitesh lidhej me Gjykatën Speciale dhe jo me Asociacionin e komunave. Ai e cilësoi mocionin dhe raportin e Martyt si pjesë të luftës hibride ruse kundër pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës. Këto ishin vlerësime të deputetit gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top