Hoxhaj për historinë e UÇK-së dhe PDK-së: “nuk e rishkruan asnjë gjykatë”
Enver Hoxhaj deklaroi se historinë e rolit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës dhe të PDK-së në shtetformim “nuk e rishkruan asnjë gjykatë”, në një postim në Facebook për 27-vjetorin…

Enver Hoxhaj deklaroi se historinë e rolit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës dhe të PDK-së në shtetformim “nuk e rishkruan asnjë gjykatë”, në një postim në Facebook për 27-vjetorin e themelimit të partisë.
“UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit. Këtë histori e kemi jetuar dhe nuk e rishkruan asnjë gjykatë!”, shkroi ai.
Hoxhaj ua drejtoi një urim të veçantë Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, të cilët ndodhen në Hagë, duke shprehur mbështetjen për ta.
“Me ta kemi punuar për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të njohur në botë. Jam krenar për rrugën që kemi bërë bashkë dhe qëndroj pranë tyre me të njëjtën bindje”, shkroi Hoxhaj.
Në urimin e tij, ai kujtoi edhe bashkëpunëtorët, aktivistët dhe familjet që e mbështetën PDK-në në periudhat e vështira.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


