Sveçla kërkon komision parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha në Kuvend se ka kërkuar formimin e një komisioni hetimor parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, duke kërkuar…

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha në Kuvend se ka kërkuar formimin e një komisioni hetimor parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, duke kërkuar shqyrtim të përgjegjësisë përtej Policisë së Kosovës.
Sipas ministrit, menjëherë pasi kishte marrë lajmin për rastin, ai i kishte kërkuar Inspektoratit Policor të Kosovës të hetonte veprimet ose mosveprimet e pjesëtarëve të policisë. Por, sipas tij, llogaridhënia duhet të përfshijë edhe hallkat e tjera institucionale.
Sveçla përmendi Prokurorinë, Gjykatën, Qendrën për Punë Sociale në varësi të komunës, Mbrojtësin e Viktimave dhe vetë IPK-në si institucione, përgjegjësia e të cilave duhet të shqyrtohet.
“Kam kërkuar nga Parlamenti që të bëjë komision hetimor parlamentar në mënyrë që të gjitha institucionet të vijnë para jush në komision dhe të japin llogaridhënie për veprimet apo mosveprimet e tyre”, tha ai.
Deklarata e ministrit paraqet një kërkesë për hetim parlamentar, pa njoftuar se komisioni është formuar. Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


