Hoxhaj: Aktgjykimi mund të përdoret për izolimin e Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, shprehu në RTV21 frikën se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara mund të përdoret për ta izoluar dhe goditur Kosovën në arenën ndërkombëtare. “Unë kam frikë…

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, shprehu në RTV21 frikën se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara mund të përdoret për ta izoluar dhe goditur Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Unë kam frikë se aktgjykimi do të përdoret si një armë për ta izoluar Kosovën, për ta goditur Kosovën”, deklaroi ai.
Hoxhaj tha se gjatë takimeve të ditëve të fundit me diplomatë kishte vërejtur se një pjesë e madhe e tyre, sipas tij, po e instrumentalizonin aktgjykimin për ta penalizuar Kosovën. Ai nuk identifikoi diplomatë apo shtete konkrete.
“Këtu duhet një qasje e menduar mirë se si do të sillet Kosova si vend”, tha Hoxhaj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


