Hoxha: Ligjet ekzistojnë, por kush i mbron gratë?
Avokati Valdet Hoxha tha se mekanizmat që zbatojnë ligjet për mbrojtjen e grave nuk funksionojnë, duke e vendosur problemin te zbatimi institucional dhe jo te mungesa e kornizës ligjore, pas…

Avokati Valdet Hoxha tha se mekanizmat që zbatojnë ligjet për mbrojtjen e grave nuk funksionojnë, duke e vendosur problemin te zbatimi institucional dhe jo te mungesa e kornizës ligjore, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Në emisionin “FIVE”, ai kritikoi institucionet për mbrojtje që, sipas tij, ka mbetur kryesisht në nivel deklarativ. Hoxha tha se zinxhiri për trajtimin e viktimave dhe mbrojtjen e grave nuk është ndërtuar siç duhet, ndërsa i cilësoi të papranueshme deklaratat patetike në Kuvend.
Sipas tij, legjislacioni parashikon mekanizma për mbrojtjen nga dhuna, por institucionet përgjegjëse për zbatimin e tij, përfshirë strategjitë dhe planet e veprimit, nuk po funksionojnë.
Hoxha kërkoi që rasti i fundit të shërbejë për identifikimin e dështimeve në zinxhirin institucional, me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme. Ai theksoi gjithashtu se zyrtarët shtetërorë duhet të udhëhiqen edhe nga norma morale gjatë ushtrimit të detyrës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


