Hoti vë në dyshim projektligjin për mbrojtjen në Hagë
Ministri Andin Hoti tha se nuk është i bindur që projektligji për Specialen do të sjellë ndryshimet e nevojshme për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje…

Ministri Andin Hoti tha se nuk është i bindur që projektligji për Specialen do të sjellë ndryshimet e nevojshme për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për konsultimet gjatë hartimit të tij.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare tha se shpreson që partia sponsorizuese të jetë konsultuar me akterët e tjerë dhe ekipet e Apelit.
“Nuk jam shumë i bindur për projektligjin që do të bëjë ndryshimet e nevojshme që të kenë një mbrojtje të duhur udhëheqësit tanë të UÇK-së që janë në Hagë”, tha Hoti.
Ai i cilësoi të pritshme reagimet e Bashkimit Evropian. Sipas tij, Kushtetuta parasheh konsultime paraprake me BE-në për ndryshime të tilla ligjore, ndërsa, sa ka dijeni ai, këto konsultime nuk janë zhvilluar gjatë hartimit të projektligjit.
Hoti tha se strategjia qeveritare do të përqendrohet në procedurat e Apelit. Ai nuk dha afat për përfundimin e saj, duke theksuar se puna duhet të nisë menjëherë, por të zhvillohet me kujdes për të shmangur gabimet nga ngutja.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


