Hoti synon ta ndryshojë rolin e Agjencisë së Punësimit
Ministri Andin Hoti tha se synon ta kthejë Agjencinë e Punësimit nga institucion administrativ në një agjenci më aktive, që u ofron të papunëve këshillim, plane individuale dhe orientim drejt…

Ministri Andin Hoti tha se synon ta kthejë Agjencinë e Punësimit nga institucion administrativ në një agjenci më aktive, që u ofron të papunëve këshillim, plane individuale dhe orientim drejt trajnimeve e punësimit.
Në përurimin e objektit të ri të Zyrës së Punësimit në Gjakovë, Hoti e paraqiti këtë transformim si qëllim parësor. Ai tha se modernizimi i infrastrukturës duhet të shoqërohet me rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe digjitalizimin e shërbimeve.
Objekti i ri është investim i Qeverisë së Kosovës prej afro 200 mijë eurosh. Kryeministri Albin Kurti tha se ndërtesa ka rreth 506 metra katrorë dhe është projektuar për të shmangur barrierat në qasje, përfshirë për personat me aftësi të kufizuara.
Sipas Kurtit, zyra synon të ofrojë këshillim në karrierë, trajnime profesionale dhe ndërmjetësim mes punëkërkuesve e bizneseve. Ai theksoi edhe afërsinë me Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë, e cila ofron 11 programe profesionale.
Kurti tha se, që nga fillimi i vitit 2025, Zyra e Punësimit në Gjakovë ka realizuar 340 ndërmjetësime në punësim të rregullt dhe 116 përmes masave aktive të tregut të punës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


