Hoti kërkon urgjentisht ‘Konventë të pajtimit’ për bashkimin e LDK-së
Avdullah Hoti ka kërkuar mbajtjen urgjente të një Konvente të madhe të pajtimit për bashkimin dhe rikthimin e besimit brenda LDK-së.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbajtjen urgjente të një “Konvente të madhe të pajtimit” brenda partisë, me synim rikthimin e unitetit dhe besimit të brendshëm.
Hoti tha se në Konventë duhet të përfshihen të gjitha strukturat e LDK-së, përfshirë Kuvendin Qendror, Këshillin e Përgjithshëm, grupin parlamentar, degët, forumet dhe përfaqësuesit komunalë.
Sipas tij, Konventa duhet ta përcaktojë ekipin që do ta udhëheqë partinë drejt zgjedhjeve të ardhshme dhe ta rivendosë besimin e nevojshëm për unitet e punë ekipore.
“Unë angazhohem për këtë Konventë të pajtimit të madh. Vetëm një LDK e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve”, shkroi Hoti.
“Pajtim – bashkim – besim – fitore”, ishte mesazhi me të cilin ai e përmblodhi propozimin.
DPT — Drita për të vërtetën
Foto: European Commission / Wikimedia Commons, CC BY 4.0.