Haziri u jep protestuesve meritën për ligjin e Speciales
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ia atribuoi miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara qytetarëve që, sipas tij, qëndruan për 21 ditë në protesta,…

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ia atribuoi miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara qytetarëve që, sipas tij, qëndruan për 21 ditë në protesta, dhe tha se do ta përcjellin zbatimin e ligjit.
Në emisionin “Debat Plus”, i pyetur nëse miratimi erdhi nga protestat apo nga “pazaret politike”, Haziri tha se beson që merita u takon protestuesve.
“Mendoj që është meritë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, atyre njerëzve të cilët për 21 ditë nuk u përkulën e nuk u lodhën, po qëndruan. Unë i quaj qytetarë të qëndresës dhe njerëz të cilët e ruajtën dinjitetin edhe identitetin tonë kombëtar”, deklaroi ai.
Haziri tha se angazhimi i tyre do të vazhdojë edhe pas miratimit të ndryshimeve.
“Do të jemi gardian të këtij ligji, do ta ruajmë për UÇK-në dhe do të jemi në çdo shesh e do të jemi gjithkund ku do të ketë nevojë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por gjithsesi ku do të ketë nevojë edhe Republika jonë”, tha ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


