Haziri për garën në LDK: Së pari kalendari zgjedhor
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se debati se kush është më i miri për garën e brendshme nuk i kontribuon demokracisë së partisë pa u hapur gara dhe kalendari…

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se debati se kush është më i miri për garën e brendshme nuk i kontribuon demokracisë së partisë pa u hapur gara dhe kalendari zgjedhor në të gjitha nivelet.
Në një postim të mërkurën, Haziri e lidhi besimin për drejtimin e partisë me suksesin personal, kontributin dhe meritën e atyre që synojnë të garojnë.
“Secili që mundet, përmes shembullit personal të suksesit, kontributit e meritës, duhet të garantojë rikthimin e madh të LDK-së. Ai apo ajo le të ftohet nga votuesit për besim në garë”, ka shkruar ai.
Qëndrimi vjen pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë në Klan Kosova nuk e përjashtoi kandidimin për kryetar të LDK-së. Rama tha se partia nuk duhet të kënaqet me vendin e tretë dhe kritikoi drejtimin e Lumir Abdixhikut.
Deklarata e Hazirit e vendos theksin te hapja e procesit zgjedhor, pa shprehur mbështetje për ndonjë kandidat.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


