Pa kategori

Haxhiu: Opinioni për ligjin e Speciales pritet këtë javë

Albulena Haxhiu tha se Qeveria pritet ta dërgojë këtë javë në Kuvend opinionin për nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas saj, ky hap do t’i hapte…

Haxhiu: Opinioni për ligjin e Speciales pritet këtë javë
Dëgjo artikullin 1 min

Albulena Haxhiu tha se Qeveria pritet ta dërgojë këtë javë në Kuvend opinionin për nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas saj, ky hap do t’i hapte rrugë shqyrtimit të nismës në komisionet parlamentare.

“Sipas kryeministrit Kurti, Qeveria do të procedojë brenda kësaj jave opinionin. Ju e dini që në dispozicion Qeveria, sipas Ligjit për Nisma Legjislative, i ka 30 ditë”, deklaroi Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes tha se, nga komunikimet e deritanishme, Qeveria po bën përpjekje që ta përmbushë këtë afat. Pas dërgimit të opinionit, sipas Haxhiut, nisma mund të trajtohet në Komisionin për Legjislacion dhe komisionet e tjera përkatëse.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top