Pa kategori

Haxhiu: Marrëveshja mbylli procesin e vështirë për presidenten

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se zgjedhja e Justina Shiroka Pulës presidente përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik përmes marrëveshjes dhe zgjidhjes institucionale. “Kuvendi…

Haxhiu: Marrëveshja mbylli procesin e vështirë për presidenten
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se zgjedhja e Justina Shiroka Pulës presidente përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik përmes marrëveshjes dhe zgjidhjes institucionale.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale”, shkroi Haxhiu në urimin për presidenten e re.

Ajo i uroi Shiroka Pulës mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

Duke iu referuar periudhës kur ushtroi detyrën e presidentes, Haxhiu tha se ishte angazhuar për ruajtjen e vazhdimësisë së funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e presidentes së re. Ajo e cilësoi këtë përgjegjësi një nder të veçantë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top